TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një punonjës i burgut të Durrësit ka rënë pre e një vjedhjeje në banesën e tij.
Sipas kallëzimit të bërë në polici, personi me inicialet Sh. M., 43 vjeç, banues në Durrës dhe punonjës në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimit Penal Durrës, ka deklaruar se gjatë mbrëmjes persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit, si edhe një arkë ku mbante kursimet personale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.