TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-zëvëndës komandanti i forcave detare, Artur Meçollari është paraqitur ditën e sotme pranë Strukturës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK).
Kjo është hera e tretë që Meçollari paraqitet në SPAK. Kujtojmë se Meçollari është paraqitur në SPAK më datë 9 mars dhe më pas në 15 mars për një padi për pronat e ushtrisë.
Ai u mor është në pyetje dhe dha shpjegime për denoncimin e bërë për ndërtimet brenda bazës ushtarake të Shëngjinit.
Pak ditë më parë, u mor në pyetje edhe Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka. Në një prononcim për mediat, Xhaçka hodhi poshtë akuzat e ngritura dhe u shpreh se nuk ka pasur asnjë shkelje ligji. Denoncimet e bëra ajo i konsideroi shpifje dhe tha se përgjigjen do ta marrin në përfundim të hetimeve.
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka vendosur në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë. Vendimi erdhi pas denoncimit të Artur Meçollarit për privatizimin e pronave të ushtrisë.
Për këtë çështje, edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku u paraqit në SPAK ku u mor në pyetje bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e tij.