TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Enton Abilekaj, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Edi Rama po bën gati fitoren në zgjedhjet e vitit 2029, duke nisur nga reforma e re territoriale dhe me lëvizjet e drejtuesve
“Rama po monton strukturë elektorale për zgjedhjet e vitit 2029. Ka reformën territoriale që duhet të bëjë. Ka të qartë se si do të bëjë me numrin e deputetëve. E ka të qartë që këto nuk do të zgjidhen me PD-në, por me referendum.
Me censin e kemi parë, Tirana është 1/3 e popullsisë, praktikisht duhet të ketë 1/3 e numrit të deputetëve. Blindoi Tiranën, pasi nëse do të kemi 100 deputetë, Tirana duhet të ketë 33 deputetë. Pastaj puna e forumeve është show. Heq Elisën nga drejtuese, i bën të gjitha vetë, ka një sekretar të përgjithshëm, që e çon në Durrës. Heq Elisën, sekretari përgjithshëm s’di gjë. Del sekretari dhe thotë do të fitojmë 100% të bashkive.
Eshtë partia shtet, mënyra si marrin votat”- tha Abilekaj.