TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha detaje për zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi dhe dyshimet që ka policia dhe prokuroria për ngjarjen e rëndë që mendohet se ka ndodhur në datën 4 qershor. Sipas Lalës, Koçi mendohet se është marrë peng dhe vrarë, ndërsa motivi mund të ketë të bëjë me call-center, ose kriptomonedhat.
“Policia dhe prokuroria kanë dyshime se Eglant Koçi mund të jetë vrarë nga shoku i tij i ngushtë Armand Shatkaj dhe është arrestuar kamerieri, Enea Zyferi.
Policia dyshon se është ekzekutuar edhe pse trupi nuk është gjetur.
Eglant Koçi humbi kontaktet me familjen me 4 qershor kur nisën protestat. Më datë 5 vëllai iu drejtuar policisë, ku bëri kallëzim penal. Dy ditë më vonë, më 7 qershor, ëhtë zbuluar motori i Koçit, por ndryshe nga zona te sheshi Wilson është gjetur te zona e 5 majit. Koçi ishte futur te një ambient afër shkollës “Ismail Qemali”. Zyferi ka deklaruar se e ka parë të hyjë Koçin, por jo të dalë.
Shatkaj e ka lëvizur motorin dy herë dhe i ka kërkuar kamerierit që të fikte dritat, se Armandi i ka thënë se do të lëvizte nje frigorifer. Por megjithatë kamerat e kanë kapur Shatkajn me një çantë të zezë ku mendohet se është trupi i Koçit dhe ka shkuar te mali me Gropa në kufi me Librazhdin.
Autoritetet kanë kërkuar ndihmën e kolegëve nga Kosova për të sjellë qen dhe pritet që nesër të vijnë ekspertë dhe qen nga Kosova.
Mendohet se ky person është mbajtur peng dhe është vrarë, sepse në makinën e tij është gjetur njolla gjaku.
Shatkaj është thirrur në polici dhe është lënë i lirë. Më pas ai i ka thënë kamerierit që të marrë makinë dhe ta çojë në lavazh dhe aty është arrestuar Zyferi.
Ngjarja e rëndë ka dyshime se ka të bëjë me një call center. Eglant Koçi ishte edhe korrier për kriptomonedhat. Mendoj se Armand Shatkaj nuk është i vetëm në këtë ngjarje, sepse ka vrarë shokun.
Nesër pritet të vijnë qentë dhe të kontrollohet zonat nga Mali me Gropa deri te në kufi me Librazhdin”- tha Lala.