TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar kakofoninë e deklaratave të presidentit Trump mbi konfliktin me Iranin u shpreh se ai zgjodhi të ishte fytyra e konfliktit. Ai u shpreh optimist për një mbyllje të shpejtë të konfliktit, sepse në krye të Shtëpisë së Bardhë është një biznesmen që bën biznes vetëm në kohë paqeje dhe shumica e partisë Republikane nuk e do këtë luftë që të zgjatet.
“Amerika bën propagandë më të madhe se Irani dhe i ka bashkuar në një figurë të vetme, edhe zëdhënësin, edhe sekretarin e mbrojtjes, edhe presidentin. Pra Trump ka zgjedhur që të jetë ai fytyra e këtij konflikti dhe kjo është arsyeja pse ai shpeshherë gënjen, ka inkoherencë mes atyre që thotë tani dhe atyre më pas. Është një betejë për kohën. 15 kushtet amerikane dhe 5 kushtet iraniane janë pozicione që palët të hyjnë në negociata dhe janë afër.
Irani kërkon ndërprerjen e të gjitha veprimeve ushtarake nga të dyja shtet jo vetëm në iran, por edhe në Liban. E dyta vlerësimin e dëmeve të luftës, viktimave dhe garanci për shlyerjen e këtyre dëmeve. Sipas të drejtës ndërkombëtare të detit shtetet mund të përdorin kalimin në ngushticën e Hormuzit, ku thellësia më e madhe është nën anën e Iranit, pra ata po shkojnë në atë që duan të drejtën e menaxhimit. Trump tha se do ta kemi ne me Iranin. Mendoj se ka relaksim të situatës.
Ka hapësira për negociata. Amerikanët janë të gatshëm që nga asetet e sekuestruara të bëhen dëmshpërblime. Ka disa variante për çështjen e uraniumit. është ofruar Rusia.
Është një luftë për kohën. Në SHBA janë zgjedhjet e pjesshme. Nëse fitojnë demokratët fitojnë aim und të shkarkohet. Po flitet shumë për nenin 25 të kushtetutës që thotë se si shkarkohet shpallet i paaftë dhe zëvendësohet nga zv/presidenti. Trump duke qenë i dobët në sondazhe, se kjo situatë ekonomike e vështirë, problemet e tjera, mungesa e simpatisë së popullit republican, MAGA-s, etj mund ta defaktorizojnë atë, është i interesuar për mbylljen e shpejtë të konfliktit. Është presioni popullor, i grupeve të interesit edhe brenda republikanëve që nuk e duan konfliktin. Ai shefi i antiterrorit ishte pjesë e Partisë Republikane që është kundër konflikteve. Ka humbur gruan në Siri dhe thotë se nuk dua t’u lëmë fëmijëve luftë.
Kjo administratë udhëqiqet nga një biznesmen, që di të bëjë biznes në kushte paqësore. Në Gaza arriti sukses dhe paqësimi me Iranin prodhon mundësira të pafundme për biznes. Ndaj shikoj pozitivisht zhvillime në terren. Ka deklarata pozitive nga pala iraniane.
Edhe rusët kanë ndërhyrë për ta paqësuar, bashkë me kinezët për ta frenuar Iranin dhe për të shkuar te paqësimi»- tha Nazarko.