AKTUALITET, 16 Janar 2026, 13:29

“Ka ardhur fletë-arresti i Agaçit?”/ Berisha publikon dosjen e hakerimit të SPAK! Ja përgjigja e Arnold Rrokajt

“Ka ardhur fletë-arresti i Agaçit?”/ Berisha publikon

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sot pjesë nga dosja hetimore për hakerimin e sistemit në Prokurorinë e Posaçme dhe komunikimet mes të pandehurit Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni.

Siç lexoi Berisha, në komunikimet mes tyre, Zambak Gjoni ka kërkuar informacion nga Arnold Rrokaj për arrestimin e Engjëll Agaçi dhe nëse për të ka ardhur ndonjë fletë arrest.

Sipas komunikimeve, Arnold Rrokaj është përgjigjur duke thënë: “Ja ta shikoj njëherë, por ç’rëndësi ka kush prokuror e ka, nga këta që kam unë, nuk e ka njeri.”

Berisha: Më 21 shkurt, 10 ditë më vonë, i hetuari Zambak kërkon informacion për arrestimin e Engjëll Agaçi. Pra Engjëll Agaçit i kishte ardhur flet arresti nga autoritetet italiane ose për shkaqe të tjera.

Ndërsa Arnoldi shprehet: Ja ta shikoj njëherë, por ç’rëndësi ka kush prokuror e ka, nga këta që kam unë, nuk e ka njeri.

Nuk e ka njëri nga këta, se këta i paska pasur të ndarë prokurorët që do hakerornin. Unë e kam denoncuar pa pas asnjë dokument dhe kam deklaruar se përfitues nga hakerimi ka qenë Edi Rama, Ergys Agasi dhe një gjykatës, e kam listën e plotë.


Arnold Rrokoja do i raportonte direkt Ramës, e kishte numrin dhe do i jepte sihariqin e pare atij për faqet që kishin hakeruar. Përbën një nga krimet më të rënda, implikimi madhor i Edi Ramës dhe kërkoj dorëheqjen e tij urgjente.

Shikoni se si kreu i organizatës kriminale të ekzekutivit shqiptar, kërkonte të vidhte dokumente sekrete të hetimit vetëm e vetëm që të kontrollonte procesin në mënyrën e  tij. E dënoj më ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal dhe kërkoj largimin e menjëhershëm të tij nga detyra.