AKTUALITET, 23 Dhjetor 2024, 23:08

“Ju vetëm përjashtoni”, Tela debaton me Nokën për hapjen e PD-së: Kemi shtrirë dorën…

“Ju vetëm përjashtoni”, Tela debaton me Nokën

Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV polemizoi me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka për hapjen e PD-së për të krijuar një koalicion të gjerë kundër Ramës. Ndërsa Tela tha se PD vetëm përjashton, Noka deklaroi se dora e tyre ka qenë e shtrirë ndaj aleatëve. 

Pjesë nga biseda

Tela: Sot bllokuat 6 kryqëzime. Erdhën njerëz, edhe përkundër shiut, Doktor Berisha shkoi në këmbë nga Rruga e Elbasanit te Bashkia, nga Bashkia te Zogu i Zi, nga Zogu i Zi te sheshi Wilson dhe sigurisht është një veprim që i kënaq demokratët. Biem dakord që 60 për qind e këtij populli nuk e do këtë qeverisje, si është mënyra që ky 60 përqindësh të jetë trup i ngurtë, të mos shpërndahet. Ti sapo the që ky nuk të pëlqen, të shkojë te Edi Rama. Cila është mënyra që ju si forcë politike të zgjeroheni. Nëse nuk zgjeroheni me njerëz dhe me partnerë të tjerë, por ju përjashtoni, vetëm përjashtoni. Kjo është dilema se si do të prodhohet kjo votë e 60 për qind të pushtetit.

Noka: Nuk përjashtojmë asnjeri që të jemi të qartë dhe ne kemi 3 vjet që kemi thënë të ecim, të bashkohemi. Dora e shtrirë, të bashkohet opozita. Kemi vazhduar me dorë të shtrirë gjithë kohën.

Tela: Po çfarë kompromisi ofroni?

Noka: Nëse mendoni se duhet të japim ne diçka për të dhënë.

Tela: Ju keni nevojë që të ofroni sa më shumë njerëz pranë PD-së për të votuar kundër qeverisë. Sepse edhe ky sistem zgjedhor që ju keni votuar me PS-në.

Noka: E bëri Edi Rama me Yuri Kim. Dorën shtrirë për çdo faktor politik dhe jopolitik, por ajo ata cilët paguhen nga Edi Rama, nga Erion Veliaj dhe Xhorxh Soros.