TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku shkruan se rruga e integrimit për dy vendet është jetike.
Sipas saj, çfarë është e përbashkët mund të rritet së bashku, duke theksuar se “kemi shumë për të mësuar nga njëri-tjetri”.
Jorida Tabaku shoqërohej edhe nga deputetët demokratë Kreshnik Çollaku dhe Flutura Açka.
“Me Albinin për shqiptarët në Shqipëri edhe Kosovë. Rruga jonë e integrimit është jetike; Çfarë është e përbashkët mund të rritet së bashku, shprehej kancelari gjerman Brandt. Kemi shumë për të mësuar nga njëri tjetri”, shkruan Tabaku në Facebook.