AKTUALITET, 2 Maj 2024, 14:24

Jorida Tabaku kundër taksës për profesionet e lira: Po i falimentoni! E dëmshme për ekonominë

Jorida Tabaku kundër taksës për profesionet e lira: Po i

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, nga foltorja e Kuvendit ka folur për taksimin e profesioneve të lira me 15% duke thënë se është e padrejtë. Tabaku shtoi se kjo taksë dëmton këta profesione të cilët do të shkojnë drejt mbylljes së bizneseve dhe largimin e tyre nga vendi.

Tabaku u ndal te deklarata e ministrit të Financave, Ervin Mete, në seancën e së hënës, duke thënë se krahasimi që u bëri profesionistëve të lirë me bankat, është i gabuar.

Ndër të tjera, deputetja tha se ‘ata nuk kërkojnë të mos taksohen, por të trajtohen në mënyrë të drejtë’.

“E di që është e vështirë të rikthehet vëmendja te temat që kanë interes te qytetarët, por dua të fokusohem te një temë që ditët e fundit ka ngjallur shumë interes, te taksa e profesioneve të lira.

GJK njoftoi se më 18 qershor do të ketë një seancë të përbashkët për të dëgjuar padinë e grupit të PD-së, por edhe të shoqatave dhe organizata që janë bashkuar kundër taksës së padrejtë ndaj profesioneve të lira.

Parlamenti pati nderin e veçantë të hënë, ku dëgjoi për herë të parë apo të dytë në parlament ministrin e financave, të flasë për ekonominë. Ata kopukët tha, 29 mijë profesionistët e lirë, marrin më shumë xhiro e fitim se bankat, por kur ngatërron dardhat me mollët dhe kur e ke mendjen gjithë ditën te dardhat dhe mollët, sigurisht që këtë llogari do të bësh.

Së pari, janë 29 mijë profesionistë të lirë, që kanë një fitim prej 510 milionë euro, i pjesëtuar del 1,400 euro në muaj. Sa banka ka Shqipëria? Sa aksionerë? A ka aksioner që merr më pak se profesionistët e lirë? A e dini se çdo vit në Shqipëri, një qytet me madhësinë e Gjirokastrës i largohen Shqipërisë? Prandaj nuk dalin të dhënat e censusit.

Taksa e profesioneve të lira, e pandershme, e dëmshme për ekonominë, gjobit punën dhe nga ana tjetër, fondet e buxhetit shtetit shkojnë në drejtim të paditur, sot do të jetë një taksë shtesë mbi njerëzit e punës.

Nuk ka shtet pa taksa, dhe ata nuk kërkojnë të mos taksohen, por të trajtohen në mënyrë të drejtë”, tha Tabaku.