AKTUALITET, 18 Prill 2026, 11:58

“Jeta ime në rrezik”- Pranohet kërkesa e Durim Bamit, do të transferohet nga “313” në burgun e Fushë-Krujës

“Jeta ime në rrezik”- Pranohet kërkesa e Durim Bamit, do

Është pranuar kërkesa e Durim Bamit për t’u transferuar nga IEVP “313” në burgun e Fushë-Krujës. Vendimi është marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi.

Më herët ishte refuzuar kërkesa nga ish-drejtori Klevis Qose. Sipas Bamit qëndrimi tek “313” përbën rrezik për jetën e tij. Ai kërkoi të transferohej një ditë pasi u ekstradua nga Dubai në vendin tonë.

47-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi më datë 15 maj 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal.

Ai akuzohet nga SPAK se ka krijuar kushtet për vrasjen e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, si dhe të dy miqve të një emri tjetër të njohur, Ervis Martinaj. Durim Bami ka qenë dy vjet i arrestuar në Dubai.