AKTUALITET, 15 Janar 2026, 16:15

"Jemi më të fortë e më afër BE", Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne

"Jemi më të fortë e më afër BE", Balluku:

Këtë të enjte është mbajtur mbledhja e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv për kuadrin e bashkëpunimit mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara. 

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku shprehet se në këtë takim u vlerësua përmbushja e kornizës së bashkëpunimit 2022–2026 dhe rezultatet e arritura deri më tani. 

“Ndërsa hyjmë në vitin përmbyllës të programit aktual dhe nis përgatitja për kornizën e re 2027–2031, mbetemi të angazhuar për të çuar përpara një bashkëpunim që fuqizon kapitalin njerëzor, nxit rritjen e qëndrueshme dhe konsolidon institucionet demokratike.”, thekson Balluku nëpërmjet një postimi në Facebook. 

Gjithashtu thotë se qeveria e Shqipërisë dhe partnerët e OKB-së do të vijojnë punën e përbashkët drejt një Shqipërie më moderne, më të fortë dhe më afër Bashkimit Europian.