AKTUALITET, 18 Shkurt 2025, 10:28

“Je kukull e Soros, fshive fotot”/ Rama i përgjigjet akuzave: Kam mik si Aleksin, si të atin! Lerini historitë me amerikanë se s’jemi kërthiza e botës

“Je kukull e Soros, fshive fotot”/ Rama i përgjigjet akuzave:

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Alex Sorosin dhe të atin e tij i ka miq, dhe se është krenar për këtë miqësi.

Komentet Rama i bëri pas akuzave të kryedemokratit Sali Berisha dhe strategut amerikan të fushatës së tij, Chris LaCivita, të cilët janë shprehur se kryeministri është kukulla e Xhorxh Soros.

Rama këshilloi opozitën që të lënë mënjanë historitë me amerikanë, pasi sipas tij, Trump dhe Soros i zgjidhin vetë mosmarrëveshjet e tyre.

Shefi i ekzekutivit i tha opozitës po ashtu që të fokusohet te situata në vend, pasi sipas tij, Shqipëria nuk është qendra e botës.

“Alex Sorosin e kam pasur mik, të atin po ashtu. Dhe jam krenar për atë miqësi. Përrallat dhe historitë që lidhin gjëra që nuk kanë lidhje nuk më impresionojnë. Dhe unë kam dhe miq të tjerë që nuk janë miq me ta dhe nuk bëj spekulime.

Mos u bëni qesharakë, lërini historitë me amerikanë t’i zgjidhin mes amerikanësh. Mos bëni sikur ne jemi kërthiza e botës.

Shih koleksionin e fotove të mia dhe do shihni se kjo që them është e vërtetë. Jam në takime të niveleve të larta falë besimit të popullit. Këto historitë me kukulla mos i hani se nuk iu çojnë diku”, tha Rama gjatë fjalës së ti.

Komenti: O Rama, po si ta kishte publikuar Alex Soros foton. Për inat të gojëve të liga, publikoje edhe ti foton me të, tregojë që je burrë.

Rama: Unë Alex Sorosin e kam patur mik, të atin e kam mik dhe i kam pasur dhe do ti kem miq dhe jam shumë krenar për atë miqësi. Përrallat dhe historitë propagandistike që kërkojnë të lidhin gjëra që nuk kanë lidhje fare, mua nuk më impresionojnë.

Dhe, siç kam miq Alex-in, të atin, kam miq edhe të tjerë që nuk janë miq me ta. Por unë nuk bëj spekulime edhe mos u bëni qesharakë. Lërini historitë mes amerikanësh, t’i zgjidhin amerikanët me njëri-tjetrin. Mos gënjeni veten se këtu jemi ne kërthiza e botës etj etj. Kështu mos ma qaj hallin fare me miqtë e mi.

Kam shumë miq që mes tyre janë kundërshtarë edhe armiq. Nuk do filloj të numëroj, por merr shijo  të gjithë koleksionin e të gjithë fotografive të mia dhe do shohësh se kjo është mëse e vërtetë. Këto historitë me kukulla e mjeshtri kukullash mos i hani. Po doni hajini, por nuk ju çojnë asgjëkundi.