TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një incident mes një tregtari dhe përgjegjësit të tregut ka ndodhur në zonën e tregut tek “5 Maji” në Tiranë, aty ku edhe një ditë më parë ra një zjarri i madh duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Tregtari ka akuzuar përgjegjësinë se është fajtor për rënien e zjarri. Kjo ka detyruar policinë të ndërhyjë dhe ta shoqërojë tregtarin në komisariat.
Ndërkohë mësohet se nga zjarri janë djegur 2 kapanonë me më shumë se 100 magazina, me një sipërfaqe totale rreth 10 mijë metër katror.
Zjarri dyshohet se është shfaqur nga një nga kabujt elektrik diku në mesin e kapanonit.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë shfaqen flakët, të cilat, sipas ekspertëve, paraprakisht dyshohen prej elektricitetit, prej ngjyrës karakteristike.