AKTUALITET, 13 Shkurt 2023, 17:54

Jashtë protestohet, brenda në sallë gratë e PS-së kërkojnë përjashtimin e Berishës: Na diskriminoi

Jashtë protestohet, brenda në sallë gratë e PS-së

Ndërsa jashtë ambienteve të parlamentit të Republikës janë mbledhur mbështetësit e Partisë Demokratike në protestën e thirrur nga opozita, brenda ambienteve të tij ka vijuar seanca e cila ka rinisur pas një ndërprerjeje për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike.

Deputetja socialiste Anila Denaj ka vijuar fjalën e mazhorancës teksa ka kërkuar përjashtimin zyrtarisht të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha nga seancat e ardhshme.

Denaj u shpreh se kërkesa për përjashtimin e Berishës është depozituar në emër të grave deputete të Parlamentit që të merret për procedurë, në mënyrë që ky i fundit të përjashtohet për afatin maksimal të lejuar në këtë rast.

Disa ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ka video të cilat nuk do ti bëjë publike ku ministrat shihen në clube të Tiranë politikanë në prezencë të ish-agjentit të FBI-së, McGonigal.

“Ky tha se ka video për nuk do t’i bëjë publike. Në Kodin e sjelljes së Kuvendit thuhet se kërkohet.  Këtë herë janë shtuar edhe emra ambasadorësh. Gjuha linçuese këtu është e patoluerueshme”, tha deputetja Anila Dedaj.

“Sali Berisha jo vetëm nuk shmang asnjë diskriminimin për shkak të gjinisë. Ne kemi bindjen se deputeti Sali Berisha nuk duhet lejuar të marrë pjesë në seancë nëse nuk kërkon falje publike subjekteve”, deklaroi ajo.

Kjo kërkesë u prit me revoltë nga deputetët demokratë në sallë që filluan t’i bien tavolinave.