TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike e sheh Partinë e Lirisë si një nga aleatet e saj më forta, me të cilën mund të garantojë më shumë mandate në zgjedhjet e 11 majit, mandate që sipas Ivi Kasos, ju mohuan të dyja forcave politike në zgjedhjet e 2021 për shkak të pengimit që Edi Rama i bëri koalicioneve.
I pyetur në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN nëse Partia e Lirisë është aset apo barrë për PD, në kushtet aktuale me kryetarin e saj Ilir Meta pas hekurave, Kaso tha se janë aleatë të vyer.
“Partia e Lirisë është aleati ynë sikundër ka qenë në proceset e fundit zgjedhore. Në vitin 2021 mungesa e daljes në listë të përbashkët me PL na ka penalizuar të dyja si forca politike. Me ndryshimin e rregullave të lojë u detyrua PL të garojë më vete dhe pati shumë qarqe, siç është edhe qarku i Korçës, ku për rreth 1000 vota nuk u mor dot mandati.
Pati edhe qarqe të tjera akoma edhe më flagrante, ku në Berat për 60 vota nuk u mor dot mandati opozitar, apo në Durrës për 100 vota. Ka një potencial ende të paeksploruar të sinergjisë mes PD, PL dhe partive të tjera, të cilat do të përballen me kushtet, rregullat e lojës që tashmë janë në fuqi.
Ndonëse nuk janë favorizuese për koalicionet mëdha do gjendet mënyra që kjo sinergji të përkthehet në mandate opozitare, për të bërë të mundur ndryshimin në këtë vend.
Është diçka që u pengua në 2021 për shkak të ndryshimit të rregullave të lojës në vitin 20221 dhe shpresojmë të bëhet e mundur në këto zgjedhje”, tha Kaso.