AKTUALITET, 15 Qershor 2026, 21:34

Dosja "Aruba" e SPAK, Sokol Bregu: U vërtetua pastrimi i parave të drogës në biznesin e ndërtimit

Dosja "Aruba" e SPAK, Sokol Bregu: U vërtetua pastrimi i parave

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për dosjen Aruba. 

“Kur e lexon dosjen “Aruba”, kupton një gjë: droga ka shumë para. Nëse i mban në shtëpi rrezikon që t’i marrë policia, në bankë nuk i  çon dot. Duhet të gjesh një biznes të sigurtë dhe gjen ndërtimin.

SPAK i ka dalë në kokë një historie që kemi thënë për vite me radhë. Pastrimi i parave në biznesin e ndërtimit. A duhet ta fillonte nga poshtë apo lart, a ka lidhje me projektin e Zvërnecit?

Para se ta lexonim prisnim diçka nga sot, por aty në dosje gjen SKY dhe Encrochatin e vitit 2021. Pse pikërisht në këto momente? Ndoshta nga situata ku ndodhet vendi?”-tha Bregu.