TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nesër është 22 marsi, dita historike e ndryshimeve të mëdha demokratike në vitin 1992, ku u rrëzua një regjim dhe Shqipëria hyri në botën e demokracisë dhe ekonomisë së lirë.
Por si i kujton deputeti Tritan Shehu ato ditë, vite dhe ecurinë politike. Pse la karrierën e mjekut për politikën, projektet e tij të para, njohja me Sali Berishën, misioni për Shqipërinë dhe rrëzimi i regjimit diktatorial.
Shehu rrëfeu se 22 marsi ishte një ditë e madhe, ku regjimi jo vetëm ra përfundimisht 34 vite më parë, por i hapi edhe vendit një horizont për integrim dhe ndryshim. Ai shpjegoi se projekti i tij politik ishte i përkohshëm, pasi do të rikthehej në profesion menjëherë pasi të ndryshonte sistemi.
Në një interviste për emisionin ‘Kjo Javë’ në “Neës24”, deputeti demokrat u rikthye pas në kohë, ndërsa kujtoi lëvizjet dhe reagimin qytetar, që çoi në thyerjen e diktaturës.
“22 marsi, është një nga ngjarjet madhore të kombit shqiptar. Shqipëria për herë të parë në histori, hyri në zhvillim e madh demokratik. Hyri pas një disa ngjarjeve historike, ku pasi ra pre e kthetrave të egra të regjimit komunist, dhe u ndodh përballë ndryshimeve të mëdha të Europës. Shqipëria ishte një vend ultra diktatorial, megjithatë po piqej një mendim ndryshe që u dha zemër njerëzve”, tha ai.
Dhe më tej tregoi se si i hyri politikës.
“Unë isha mjek, isha te Kardiologjia. Iu bashkova ndryshimeve që po ndodhnin. Projekti im ishte që të qëndroja në politikë deri në rrëzimin e sistemit, diktaturës dhe më pas do rikthehesha t profesioni im si mjek, për të qenë i sinqertë edhe sot e kësaj dite nuk jam shkëputur, e vijoj ta ndjek. Por ngjarjet u zhvilluan, Berisha më tha që të kandidoja. Kujtoj se fillimisht parlamenti ishte me 250 deputetë në 1991, u zgjodha për herë të parë në Tiranë si deputet. Më pas ngjarjet evoluan, regjimi u rrëzua dhe në zgjedhjet e vitit 1992 gara në Tiranë ishte e fortë, kishte shumë emra. I thashë Berishës nuk ka gjë se do tërhiqesha. Por ai tha jo, dhe më dërgoi në Lushnjë, aty u zgjodha si deputet dhe bëra fushatë, me njerëz të mirë. Më pas u bëra ministër i Shëndetësisë dhe aty nisi rruga e integrimit të Shqipërisë dhe vijova në politikë”, rrëfeu Shehu.
Mes të tjerash Shehu kujtoi se si u fut në listën e deputetëve të PD-së dhe këmbënguljen e Berishës. Ai tregoi edhe për detaje të tjera të dinamikës politike të atyre ditëve të vrullshme
“Berisha më kërkoi të isha në listën e deputetëve. Unë i thash; nuk ka gjë, mos më vër në listë, se dua të jem në spital. Por e refuzoi kërkesën time. Me të njihesha me të që në spital. Për Tiranën kishte shumë kërkesa. Dhe unë u vendosa deputet në Lushnjë. Dhe në 91 ne kishim programin. Në Shqipëri regjimi ishte më shumë antidemorkatik se në vendet e tjera, ndaj vështirësitë ishin më të mëdha. Ishte një votë për të rrëzuar sistemin, dhe PD synonte që të ndërtonte sistemin demokratik. Edhe elita e asaj kohe, nuk ishin politikanë pasi erdhëm nga mjekësia, sporti, ekonomia, arti. Aleksandër Meksi nuk ka qenë kurrë kryeministri në hije. Berisha nuk ndërhynte. Ne kemi kërkuar që në 90 që Shqipëria të ishte anëtare e NATO-s”, tha Shehu mes të tjerash.
Por ai foli edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, hapjen e menjëhershme, reformat e thella dhe të shpejta, si dhe raportet me ambasadat dhe shtetet mike, veçanërisht SHBA-të.
“Mbështetja e ambasadës amerikane, Rajersonit, Chris Hill, ishte mbështetje maksimale për ndryshimet e Shqipërisë, ndryshimet demokratike, ishin të lidhura me PD-në. Ne dominoheshim nga entuziazmi, që na jepte siguri dhe ecuri për reforma të shpejta. Shqipëria bëri reforma të mëdha për partneritet, privatizimi i ekonomisë menjëherë, hapa më të shpejtë për zhvillimin dhe brenda 2-3 vitesh shkoi shumë lart. Pra ishte entuziazmi që na ushqente e jepte zemër për reformat tona. Ishte një sërë procesesh, ishte integrimi në BE, ishin partneritetet ndërkombëtare me Evropën, SHBA, ecuria ekonomike, reformat dhe NATO veçanërisht”, rrëfeu deputeti.