TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, Ivanka Trump ka publikuar sërish foto nga bregdeti i Vlorës.
Ivanka ka publikuar një “Instastory” nga bregdeti, madje, njërën prej pamjeve e shoqëron me mbishkrimin “Shqipëria është magjike”.
Vajza e president Donald Trump ndiqet nga 8.7 milionë njerëz në Instagram.
Ajo ka qëndruar në Shqipëri dy ditët e fundit, ndërsa ka vizituar Vlorën dhe më pas është takuar me kryeministrin Edi Rama.
Më herët ajo ndau edhe pamje të tjera nga turi i saj në jug të vendit, ku shfaqen peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, si dhe pamjet nga larg të ishullit të Sazanit, ndërsa në sfond ka zgjedhur edhe këngën shqiptare “Luleborë”.




