AKTUALITET, 22 Janar 2026, 11:07

Ivanka Trump e Kushner, investime në Shqipëri, Berisha: I mbështesim! Rama e bëri për influencë politike! Sazanin ia kam ofruar Berlusconit, Nano e bëri përpara

Ivanka Trump e Kushner, investime në Shqipëri, Berisha: I

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi investimet amerikane në Jug të vendit nga kompania e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.

Jashtë Parlamentit, Berisha tha se Rama bëri influencë politike, por sipas tij dështoi.

“Sa i përket Zvernecit është një çështje private me pronarët. Nuk do të jetë dhënë tokë publike. Sa i takon Sazanit, ne i mbështesim investimet Amerikane, por ky e bëri për influencë politike, por dështoi. Po të mos dështonte nuk merrte të bënte gazin e dheut Presidentin amerikan.

Sazanin edhe qeveria ime e ka ofruar. Ai ka qenë një ishull aspak i lakmueshëm, e ofroi Fatos Nano para meje, e ofrova unë, ra kriza. Mikut të shquar të kombit shqiptar Silvio Berlusconi, e pranoi por erdhi kriza financiare.  

Nëse bëhet unë nuk kam kundërshtim. Sazanin e ka ofruar Fatos Nano, Sali Berisha dhe janë bërë projektet nga Berlusconi, Sazanin e ofroi ky dhe ky gjeti Kushner, i cili erdhi me një fond shumë të madh, por çfarë bëri ky?

Nëse marrëveshja ishte që ta firmoste para zgjedhjes së Trump, ky mashtroi dhe nuk e firmosi para zgjedhjeve.

PD ka një parim nga i cili s’ka lëvizur kurrë. Në çështjet e sigurisë ka votuar si SHBA dhe kjo është e faktuar. Ky votoi me një rezolutë me Jeminin për Palestinën  dhe kundër SHBA. Unë do të votoja SHBA. Nëse vjen problemi për të zgjedhur në çështjet e sigurisë, do zgjidhja Shtetet e Bashkuara. Nëse më pyesni për çështjet e sigurisë jam i palëkundur.

Po merr zgjedhje çështja për Groelandën, marrëveshja kuadër që është dakordësuar mes përfaqësuesve të NATO dhe Trump, është marrëveshje që jep zgjidhje”, tha Berisha.