TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqiptari, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Arezzo, Itali.
Ngjarja ndodhi pak para mesnatës pranë zonës Bivio di Olmo, afër një bari dhe restoranti.
Sipas mediave italiane, konflikti dyshohet se kishte nisur brenda lokalit. Autori i dyshuar, gjithashtu shqiptar, u arrestua pak më vonë nga policia.
Hetuesit dyshojnë se motivi i vrasjes lidhet me çështje romance, duke e konsideruar ngjarjen si pasojë e një grindjeje pasionante. Sipas hetimeve paraprake, krimi mund të ketë ndodhur për shkak se të dy të rinjtë pëlqenin të njëjtën vajzë.
Megjithatë ende nuk janë përcaktuar detajet e sakta të ngjarjes dhe pritet të zbulohen në vijim.