AKTUALITET, 18 Mars 2026, 22:03

Itali/ Arrestohet 37-vjeçari shqiptar, tentoi të grabisë shtëpinë e një të moshuari dhe goditi me grusht policin

Itali/ Arrestohet 37-vjeçari shqiptar, tentoi të grabisë

Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një 37-vjeçar, i cili tentoi të grabisë shtëpinë e një të moshuari në Itali. Për t'i shpëtuar kapjes, ai kishte goditur me grusht një polic. Pas kësaj polici kishte përfunduar në spital me një nofullë të thyer, traumë në kokë dhe një prognozë prej 30 ditësh.

Ngjarja ndodhi në tetor 2025 në Arzago d’Adda, në Bergamo, ku 37-vjeçari, bashkë me një tjetër person, u kapën në flagrancë teksa po tentonin të hapnin derën e banesës së të moshuarit.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij 47-vjeçar po shqiptar kishte arritur të arratisej. Mediat italiane shkruajnë se 37-vjeçari shqiptar, ishte i papunë dhe me dënime të shumta në lidhje me grabitjen. Pas kësaj ngjarjeje, autoritetet filluan hetimet për të gjurmuar identitetin e tij.

Përmes marrjes dhe analizës teknike të imazheve të sistemeve të mbikëqyrjes video në zonë, policia arriti të gjurmonte identitetin e tij.Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, u gjetën bizhuterive ari. 37-vjeçari, i cili ishte edhe më herët me precedentë dhe nën një masë alternative, u dërgua në burgun e San Vittore, ndërsa ndaj tij janë shtuar edhe akuza të tjera.