AKTUALITET, 25 Janar 2025, 10:54

Ishte në një lokal, gjendet i pajetë një person në Fier. Policia në vendngjarje

Ishte në një lokal, gjendet i pajetë një person në

Mëngjesin e ditës së sotme është gjetur i pajetë një i moshuar në legjen “15 tetori” në Fier. 70-vjeçari ndodhej në ambientet e një lokali, teksa nuk është ndier aspak mirë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca për t’i dhënë të moshuarit ndihmën e shpejtë por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë.

Nuk dihet ende arsyeja që i mori jetën 70-vjeçarit, ndërsa trupi i tij është dërguar në morg për t’i kryer ekspertizën mjeko-ligjore. Gjithashtu policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rethanat e plota të vdekjes së të moshuarit.