TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) për dosjen “Plumbi i artë” ka dëshmuar edhe Krenar Guçe, ish zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit.
Ai ka dëshmuar se fotoja e tij ishte gjetur në telefonin e Nuredin Dumanit, ndërsa zbuloi edhe një bisedë me ish kreun e Policisë së Shtetit Gledis Nano, i cili i kishte thënë se persona të caktuar panë pasur qëllime dashakeqe kundrejt tij. Për këtë arsye, ai kishte marrë mbrojtje nga shteti për dy vite.
“Gjatë kryerjes së detyrës, më ka thirrur ish-drejtori i përgjithshëm Gledis Nano dhe më është bërë me dije se persona të caktuar kanë pasur qëllime dashakeqe ndaj meje. Kanë pasur foton time në telefon dhe për këtë arsye unë kam pasur mbrojtje nga shteti për 2 vite.”, ka deklaruar ai.
Pjesë nga diskutimi në seancë:
Avokati i Fatos Gosës: Ju kanë kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës?
Krenar Guçe: Gjatë kryerjes së detyrës, më ka thirrur ish-drejtori i përgjithshëm Gledis Nano dhe më është bërë me dije se persona të caktuar kanë pasur qëllime dashakeqe ndaj meje. Kanë pasur foton time në telefon dhe për këtë arsye unë kam pasur mbrojtje nga shteti për 2 vite. Në 5 nëntor 2021 kam pësuar një aksident, theva këmbën. Qëndrova 6 muaj me raport. Nuk më është dhënë shpjegim se kur ishte bërë kërcënimi. Fotoja ime ishte gjetur tek telefoni i Dumanit. Shteti shqiptar më ka dhënë mbrojtje.
Avokati: (Pasi lexon një procesverbal të kqyrjes së hyrjes në Shqipëri nga Rinasi dhe vajtjes në një hotel të Hajdar Bako Çopja në dhjetor 2019) Përse nuk i keni referuar prokurorit emrin e personit që keni kqyrur lëvizjet, Hajdar Bako Çopja?
Krenar Guçe: Procesverbali është i qartë. Ka qenë sekret hetimor. Po ta shikoni në dosje, do ta gjeni edhe procesverbalin që ia kam referuar prokurorit.