AKTUALITET, 12 Shkurt 2026, 22:52

Ish-ministri Selimi: Kërkesa e Prokurorisë Speciale për ish-krerët e UÇK-së, tradhëti e madhe ndaj Kosovës, shpresojmë për pafajësi

Ish-ministri Selimi: Kërkesa e Prokurorisë Speciale për

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi një tradhëti të madhe ndaj Kosovës kërkesën e Prokurorisë Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së për t’i dënuar me nga 45 vite burg. Seilimi u shpreh se prokurorët injoruan edhe dëshmitë e ish-zyrtarëve të lartë dhe u shpreh se beson se gjyqtarët do të japin pafajësi për ish-drejtuesit e UÇK-së.

“Kam parë deklaratat e mbrojtjes dhe ishin tre pika që do t’i theksoja se cfarë gabimi dhe ofendimi ka marrë prokuroria me hetimin 5-vjeçar që i kaloi standardet njerëzore.

Prokurorët injoruan deklarata e gjeneralit Klark, sekretarit Xhejms Rubin, ambasadorit Kris Hill... Prokuroria ka thënë se UCK e ka përdorur pavarësinë për të fituar kontroll mbi Kosovën. Kjo është tradhëti e madhe ndaj Kosovës.

Kërkesa për dënim me nga 45 vite i tejkaloi edhe standardet më të rrepta në raste shumë më ekstreme. Edhe diktatori i Liberisë u dënua 40 vjet edhe pse ishte akuzuar për kanibalizëm dhe 50 mijë viktima. Edhe Milutonovic i Jugosllavisë u lirua nga Haga.

Pra të gjitha elementët e Prokurorisë shpërfaqën atë që prokuroria nuk është duke u bëzuar në dëshmitë e vërteta, por po krijon një narracion që është kundër drejtësisë, një idiotësi e madhe.

Me atë që pamë nga avokatët e ish-krerëve të UÇK-së janë ekip i jashtëzakonshëm dhe e çmontuan akt-akuzën. Në aspektin politik duket si një serial në Netflix, si p.sh. për dëshminë e Kris Hill përgjatë 3 ditë se UÇK nuk ishte një strukturë e organizuar, por një kryengritje, pa komandë dhe kontroll, siç e kanë ushtritë e vërteta, se Thaçi nuk ishte komandant. UÇK nuk ka qenë ushtri e mirëfilltë.

Gjykata patjetër do të japë pafajësi, nëse nuk do të ketë konspiracione politike. Vetë fakti që akuza ndaj Thaçit u shpall gjatë kohës kur ishte në avion për t’u takuar me Trump për marrëveshjen me Vuçiç, nga Jack Smith që u vu kundër Trump.

Protesta e 17 shkurtit është një ditë para deklaratës së Thaçit. Mendoj se është një akt simbolik se ka një konsensus shoqëror, por edhe hidhërim real të qytetarëve për atë që bëri prokuroria ndaj pavarësisë, gjakut të dëshmorëve si Shqipëria edhe Kosova”- tha Selimi.