AKTUALITET, 12 Qershor 2026, 13:02

Ish kryeministri/ 'Shqipëria bëri detyrën', mesazhi i Pandeli Majkos në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës

Ish kryeministri/ 'Shqipëria bëri detyrën', mesazhi i

Ish-kryeministri Pandeli Majko, ka uruar Kosovën në 27-vjetorin e Çlirimit. Në një mesazh të publikuar në Facebook, Majko, i cili drejtonte qeverinë shqiptare gjatë luftës në Kosovë, e cilësoi 12 Qershorin si ditën kur shqiptarët kuptuan se “e pamundura nuk është fakt, por opinion”, duke nderuar sakrificën e të rënëve për liri.

“Sot, përvjetori i çlirimit të Kosovës! Dita kur shqiptarët, falë të rënëve për liri, rikuptuan se e pamundura nuk është fakt, por opinion! Shqipëria bëri detyrën!”, shkroi ai.