TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur sërish në SPAK. Spahia ishte këtë të martë në SPAK për të dhënë deklarimet e tij mbi detyrën qe ka mbajtur si kryetar bashkie në Shkodër.
Çështja që ka vënë në lëvizje SPAK, nuk ka lidhje as me tenderat, as me dyshime korrupsioni por me vendimin e asaj kohe për të larguar nga detyra drejtorin e ujësjellësit të qytetit Mark Molla, i ciki ishte emëruar prej kohësh kur bashkinë e drejtonte Voltama Ademi.
Sipas burimeve të grupit të hetimit, ish-kryebashkiaku Spahia ka thënë se ka zbatuar ligjin për këtë vendimmarrje.