AKTUALITET, 5 Dhjetor 2024, 10:20

Ish kreu i OSHEE/ Hetimet për ish-deputetin Jurgis Çyrbja, thirret në SPAK, Adrian Çela

Ish kreu i OSHEE/ Hetimet për ish-deputetin Jurgis Çyrbja, thirret

SPAK thërret ish-kreun e OSHEE Adrian Çela. Çela do të pyetet në kuadër të hetimit të SPAK për ish-deputetin e PS-së Jurgis Cyrbja.

Ai do të pyetet në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit. Për të njëjtën dosje u pyet edhe ish-kryebashkuaku i Durrësit Vangjush Dako

Cyrbja është arrestuar me akuzën për korrupsion në zgjedhje e nxjerrje sekreti. Emri i tij u vendos në listë të sigurt të kandidatëve për deputetë të PS pas ndikimit nga njerëz të krimit.