AKTUALITET, 19 Nëntor 2024, 12:27

Ish-drejtoresha e Burgut tregon si parandaloi sherrin mes adoleshentëve dhe një mesazh për prindërit pas vrasjes së 14 vjeçarit

Ish-drejtoresha e Burgut tregon si parandaloi sherrin mes adoleshentëve dhe

Nga Xhoi Jakaj

Një nga këto netë në rrugicën përpara “ZojArt Academy” pashë disa adoleshentë diku 8 ose 9 veta duke rrahur nje person i cili ishte bashkëmoshatar i tyre, më i madh në trup por ata po e qëllonin me grushta dhe pa pikën e mëshirës.

I pashë nga dritarja, guxova dhe dola, ishte një guxim ndoshta naiv sepse sapo kishte rënë nata, ama unë guxova pasi vij nga radhët e mësuesisë në gjimnaze dhe vite të tëra kam negociuar mes tyre kur ata kanë pasur probleme të mëdha!

Me pak drojë dhe frikë të që të jem e vërtet me j'u afrova dhe u thashe: Pse e rrihni djalin, pasi asnjërit prej tyre nuk i dija emrin.

Ata u ngritën, më panë në sy dhe heshtën të gjithë, në atë moment nuk është se nuk më shoqëroi një lloj krenarie te vetja që ata pushuan së rrahuri bashkëmoshatarin e tyre,  dhe direkt u prezantova se kush isha dhe ju ofrova t’ju bëja dhuratë disa orë pikture në akademi duke kërkuar ne këmbim të mos e rrihnin më bashkëmoshatarin e tyre, kjo më erdhi e para në mendje që të mund të hyja në bisedë me ta.

U tregova që kam dhënë mësim dikur moshës së atyre shumë vite në gjimnaz dhe i kam ndihmuar shumë adoleshentët për të dalë nga rruga e gabuar dhe që  të krijojne identitetin e tyre.

Gjithashtu si për të qënë disi bindëse u thashë që kam drejtuar edhe një burg e kam parë gjatë punës time atje shumë adoleshent që për shkak të gabimeve të tyre kanë përfunduar në paraburgim duke ju shkaktuar telashe vetes dhe prindërve të tyre tërë jetën!

Fillova të ndjeja siguri dhe me pyetjet e mia po i prekja në sedër, pse doni të shkatërroni jetën e nënave, prindërve e gjyshërve pasi nëse ktheheni në vrasës, famijen dhe jetën tuaj e shkatërroni përfundimisht!

A e dini se nga një goditje mund të humbas jetën bashkëmoshatari juaj, e duke e vrarë një njeri, keni dënuar edhe veten, j'u mbase mendoni se nuk dënoheni pasi jeni nën moshë, por kjo ka pasoja të mëdha për e prindërit tuaj, e për ty që shkel ligjin duke dhunuar ose vrarë, e  deri sa të arrini moshën e plotë ku ligji dënon, j'u jeni të detyruar të jetoni larg famijes në institutin e të miturve në Kavajë ku dhimbja do bëhet pjese e jetës dhe dites së atij që dhunon apo vret!

Pra unë ju fola me sa pata mundësi dhe vura re se më dëgjuan me vëmendje. Reflektuan dhe më thanë në fund, na fal se nuk e bëjmë më por askush në shkollë nuk na i ka treguar këto rreziqe në këtë formë kaq të drejtpëtdrejtë!

Ata u shpërndanë dhe unë u ndjeva e lehtësuar, tani sa here këmbehem me ndonjërin në lagje që tashmë i njoh, më buzëqeshin si për të më thënë nën zë që na ke dhënë një mësim të mirë në mes rrugës!

Ndoshta koha kur unë kam dhënë mësim ka qenë paska më e thjeshtë, pasi koleget e mia sot më thonë që adoleshentët e këtij brezi janë të frikshëm, te dhunshëm, nuk vijnë në shkollë pa armë te ftohta etj etj.

Ndaj apeli im sot është: "Prindër kontrolloni fëmijët, për të parë të gjitha mjetet që marrin me vete kur nisen për shkollë."

E në fund disa konkluzione të rrëfimit tim:

1- Kërkohet që adoleshentëve ne t'u flasim thjeshtë dhe vazhdimisht për rreziqet që ka gjendja e dhunshme e cila krijohet në rrugë apo shkolla ku ata konsumojnë një pjesë të madhe kohe që frekuentojne mësimin, dhe madje ti përsërisim përditë nga prindërit e mësuesit si postulatë!

2- Duhet që mediat patjetër të ngrenë alarmin, dhe të ndertojnë disa emisione ku ndërgjegjësimi i të rinjve të jetë pika kulminante për të krijuar një shoqëri më të mirë, më të paqtë, lërini mënjeanë disa vite emisionet me politikanë dhe politika shterpë për rininë.

3- Shteti të krijoj në çdo lagje qëndra arti e sporti pa pagese, i ka mundësitë me mësues që janë në pritje të një emrimi dhe me studentët që studiojnë në arte dhe sporte duke u njohur atyre praktikën.

4-Flisni hapur dhe cdo ditë me dhe për adoleshentët sepse kriza e tyre në moshën 12-16 vjec u merr jetën ose i bën vrasës serial , dhe automatikisht i kthen në rrezik permanent per shoqerinë.

5-Ekzistojnë 1001 forma që ti shpëtojmë adoleshentët tanë nga dhuna në një shoqëri tik- tok që prodhon dhunë, por dhe shpresë nëse të gjithë aktivizohemi.

Ps- Nuk mjafton të bëjmë një status e derdhim lot 24 ore, por të aktivizojmë e zgjojmë gjithë mekanizmat mbrojtës, familjen, shkollën, policinë, komunitetin!