AKTUALITET, 22 Janar 2025, 10:50

Ish deputetja/ “E ftova në Shqipëri”, Përnaska rrëfen kontaktin e parë me Hilary Clinton si gruaja e Presidentit të SHBA-ve

Ish deputetja/ “E ftova në Shqipëri”, Përnaska

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, ka rrëfyer në ‘Dita Jonë’ në A2 CNN kontaktin e saj me ish-Zonjën e Parë të SHBA-së, Hilary Clinton.

Përnaska tha se kontaktoi me të përmes telefonit fiks, pasi ajo zhvilloi një bisedë të hapur me gjithë botën në Zërin e Amerikës.

Ajo tregoi se gjatë bisedës me zonjën Clinton, e ftoi atë të vinte në Shqipëri, por sipas Përnaskës, ndodhi lufta civile e vitit 1997 dhe zhvillime të tjera që për momentin nuk e mundësuan këtë.

Përnaska tha se më pas, se në vitin 1998 u ftua në Uashington, ç’ka sipas saj, ishte një ngjarje e rëndësishme në jetën dhe karrierën e ish-deputetes.

“Unë kontaktin tim të parin personal e kam pasur me zonjën Clinton kur ishte zona e parë e SHBA. Dhe e di si e kap kapur? E kam kapur në fushatën e tyre të 96-ës, ku doli në Zërin e Amerikës dhe bëri një bisedë të hapur me gjithë botën.

Dha numrin disa ditë para vetë VOA dhe unë mora numrin dhe insistova në telefon fiks derisa u lidha me studion. Dhe arrita të futem në bisedë direkt me të.

E kam ftuar në Shqipëri, e mirëpriti dhe në vazhdim pastaj përmes kanaleve të tyre të Ambasadës, por ndodhi 97-ta… Unë në 98-ën jam ftuar në një event në Uashington, që edhe për mua ishte një moment i rëndësishëm. Ajo pati një mënyrë të vetën, por shumë aktive si zonja e parë që e ndihmoi atë më pas të futej në karrierën politike”, tha Përnaska