AKTUALITET, 26 Dhjetor 2024, 14:00

Ish deputeti i PD, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Ish deputeti i PD, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

“Jam përherë transparent, do t’ju njoftoj”, u ka thënë ai gazetarëve.

Kjo nuk është hera e parë që Këlliçi kalon pragun e SPAK, pasi është paraqitur edhe më parë për kallëzimet që ai ka depozituar.