TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti demokrat, Edi Paloka ironizoi me faktin se kryebashkiaku Erion Veliaj u paraqit më herët në SPAK për të shmangur protestat kundër tij.
Por pikërisht në atë kohë po zhvillohej gjyqi për protestuesit kundër tij të cilët u lanë të lirë.
Ishin familjarët dhe mbështetësit e këtyre protestuesve që iniciuan një protestë sapo mbërriti Veliaj, duke e thirrur ‘hajdut’.
“Kur të braktis edhe fati…! Ka vajtur një orë përpara që t’ia hedhë pikërisht atyre që mund të dilnin të protestonin kundër tij… po zgjodhi gabim; ka vajtur në orën kur zhvillohej gjyqi pikërisht për protestuesit kundër tij tek bashkia. Dikush e ka futur në kurth edhe për këtë!” shkruan Paloka.
