AKTUALITET, 21 Janar 2026, 20:48

Investimet strategjike/ Kryeministri Rama në Vlorë, darkon me Ivanka Trump

Investimet strategjike/ Kryeministri Rama në Vlorë, darkon me Ivanka

Kryeministri Edi Rama ka qenë mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku është takuar me vajzën e Presidentit amerikan, Ivanka Trump. Vizita po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa nuk janë bërë ende publike detaje mbi axhendën gjatë takimit.

Mësohet se kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump po zhvillojnë një darkë pune, së bashku me grupin e punës të cilët janë mbi 50 arkitektë nga e gjithë bota në këtë takim pasi ka qenë një grup i zgjeruar që ka marrë pjesë në këto takime dhe investime që pritet të zhvillohen.

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, mbërriti së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, paraditen e kësaj të mërkure, ku sipas informacioneve do të diskutojnë më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit.