TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti Ervin Salianji, në një interpelancë me ministrin Taulant Balla, është shprehur se situata e kriminalitetit në Shqipëri është e rëndë, duke theksuar se vrasjet, plagosjet, trafiku i drogës dhe vjedhjet janë kthyer në shqetësim për qytetarët.
“Kriminelë të shpallur në kërkim gjejnë njëri-tjetrin, kapin policë e drejtues të saj”, tha ai.
Ndërsa i drejtoi pyetje Ballës: “A ka ministra që përdorin telefonat Sky?”.
“Prej vitesh situata e kriminalitetit në Shqipëri është e rëndë, vrasjet, plagosjet, trafiku i drogës dhe vjedhjet janë kthyer në shqetësim për qytetarët. Gjatë gjithë kohës së qeverisjes së PS, pavbarësisht ndryshimit të ministrave, e njëta situatë vazhdon. Ngjarjet e fundit kriminale e kanë tronditur së fundmi shoqëronë shqiptarë dhe kanë nxjerrë në pa ha paaftësinë e qeverisë për të reaguar e për të goditur elementë të krimit të orgamizuar.
Kriminelë të shpallur në kërkim gjejnë njëri-tjetrin, përveç vetes kapin policë e drejtues të saj ndërkohë që policia duhet ti dërgojnë para drejtësisë të superkërkuarit për krime të rënda kthehet në gjuetare të kriminelëve për llogari të bandave në qytete të ndryshme.
Nga ana tjetër opinioni publik u trondit nga deklarata e kreut të SPAK Altin Dumani se për krimin e organizuar nuk bashkëpunon dot me policinë e shtetit për shkak të përfshirjes së saj në nivele të larta në bashkëpunim me krimin.
E nisur nga kjo deklaratë, kam kërkuar këtë interpelancë. Cili është plani i qeverisë për të luftuar krimin dhe paligjshmërinë? Keni nxjerrë urdhër mbi të cilin punonjës policie që përdorin Sky Ecc duhet të vetëdeklarohen, sa punonjës policie kanë bërë dhe sa e kanë përdorur? A ka ministra në dijeninë tuaj që përdornin telefonat Sky?”, tha Salianji.