AKTUALITET, 23 Prill 2026, 13:04

Interpelanca për 'KAYO', ministri Nufi: Shoqëri që prodhon siguri. Hapen mbi 1 mijë vende pune dhe fitime deri 400 mln euro

Interpelanca për 'KAYO', ministri Nufi: Shoqëri që

Në interpelancën e thirrur me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufin, deputeti i opozites tha se kompania shtetërore e prodhimit të armëve, KAYO, po përdoret nga kryeministri Edi Rama për të "qerasur" me para publike miqtë e tij, dhe se siguria kombëtare është në rrezik si asnjëherë më parë.

Ai pretendon se KAYO po bashkëpunon me kompani që kanë një kapital qesharak, që sipas tij tregon prestigjin e ulët të këtyre shoqërive në prodhimin e armëve dhe aseteve të tjera që synohet të modernizojnë dhe forcojnë ushtrinë shqiptare.

Gjatë interpelancës në Kuvend me deputetin e PD, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, u ndal në mënyrë të detajuar te roli dhe funksionimi i shoqërisë KAYO, duke e cilësuar atë si një instrument të rëndësishëm në shërbim të sigurisë kombëtare.

Në fjalën e tij, Nufi theksoi se KAYO nuk është konceptuar si një kompani prodhuese në kuptimin klasik, por si një strukturë që bashkëpunon me partnerë privatë dhe kapital të specializuar në industrinë ushtarake. Sipas tij, qëllimi është që në Shqipëri të prodhohen pajisje dhe municione për nevojat e Forcave të Armatosura, por edhe për eksport, duke ndjekur modele të ngjashme ndërkombëtare ku sektori privat luan një rol kyç.

“Që në fillim KAYO është konceptuar jo si një kompani drejtpërdrejt prodhuese, duke mbajtur shumë pak nga detyrat që t’i ushtrojë vetë si kompani, qëllimi i saj është si një kompani që bashkëprodhon me kapitale dhe partnerë privatë që njohin industrinë dhe që duhet të bashkëpunojnë me shoqërinë KAYO, e cila është pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, dhe të prodhojnë në Republikë produkte ushtarake të nevojshme për Forcat e Armatosura, por edhe për eksport për të gjithë ata që u intereson. Ky është një model ndërkombëtar, qëllimi është që të aktivizojë kapitale private”, tha ministri, teksa më tej duke iu përgjigjur kritikane ai nënvizoi se krijimi i KAYO lidhet dhe me angazhimet e vendit në NATO dhe nevojën ëpr të rritur kapaictete prodhuese në një kohë kur bota është nën kërcënimet e luftërave nga të gjitha kahët.

Sa i përket financimit, ministir bëri me dije se deri më tani nga buxheti i shtetit janë invesatuar rreth 3 milionë euro, ku një pjesë e tyre është përdorur për funksionimin bazë të shoqërisë, përfshrië stafin dhe shpenzimet operative.

“Që nga krijimi deri më sot, i gjithë kapitali i investuar nga buxheti i shtetit për shoqërinë është 3 milionë euro, nga të cilat 33% e tyre mund të jenë shpenzuar për mbajtjen e stafit, pagave dhe operacionet bazike të shoqërisë në Republikë. Të gjitha investimet e tjera për të katër kompanitë e krijuara vijnë patjetër nga kapitali privat”, theksoi Nufi.

Gjithashtu, deputeti demokrat tha se KAYO po krijon partneritete me kompani, të cilat në shumë vende të NATO-s janë të ndaluara dhe janë nën hetim për korrupsion.

Ministri Nufi hodhi poshtë të gjitha pretendimet e Balliut, duke theksuar se kompania shtetërore e prodhimit të armëve ngre në një nivel tjetër angazhimin e Shqipërisë për forcimin dhe modernizimin e ushtrisë, Bashkëpunimi me aktorë privatë, tha Nufi, nuk është një formulë e shpikur në Shqipëri për herë të parë, por që përdoret sot edhe nga vende aleate.

"Ky nuk është një model që është i njohur në Shqipëri, ka një lloj paragjykimi për veprimet e shoqërisë, është një model ndërkombëtar dhe qëllimi është të angazhojë kapital privat dhe shtetëror për mbrojtjen e një industrie. Nuk flasim për një biznes të thjeshtë, është ndër më të vështirat sepse mban një kontroll shumë të lartë dhe mbart garanci të shtuara ligjore teksa prodhimi dhe shitja e armëve rregullohet në marrëdhënie shtet me shtet",- tha Nufi.
Ministri i Mbrojtjes theksoi se kompanitë private me të cilat KAYO bashkëpunon, janë të specializuara në fushën e prodhimit të municioneve. Përfitimet e Shqipërisë nga bashkëpunimi me këto kompani janë mbi 1 mijë vende pune për qytetarët dhe fitime deri në 400 milionë euro.

"Në kundërshtim nga çfarë pretendon deputeti i nderuar, që i gjykoj të nxituar dhe aspak serioze për sa kohë flasim për sigurinë kombëtare dhe kapacitet prodhues në Republikë, do të ishte shumë e drejtë të ishte një realitet tjetër, sot fqinjët tanë kanë 5 miliardë euro në vit fitim nga industria ushtarake përveç faktit që forcat e ushtrisë kanë rezerva të garantuara për sigurinë kombëtare. Kjo shihet me dritëhije se funksionon me partnerë privatë, patjetër që është ashtu sepse ata investojnë me kapital, deri tani buxheti i shtetit për shoqërinë janë 3 milion euro, të gjitha investimet e tjera për të katër kompanitë e krijuara vijnë patjetër nga kapitali privat",- tha Nufi.

Pjesë nga fjala e Ermal Nufit:

Për mua është një rast shumë i mirë jo vetëm të prezantoj punën e shoqërisë KAYO dhe praktikat e punës së saj, kontributin dhe qëllimin pse është krijuar, si dhe vlerën që paraqet dhe të gjitha angazhimet që ka ndërmarrë në kuadër të sigurisë kombëtare. Që në fillim KAYO është konceptuar jo si një kompani drejtpërdrejt prodhuese, duke mbajtur shumë pak nga detyrat që t’i ushtrojë vetë si kompani, qëllimi i saj është si një kompani që bashkëprodhon me kapitale dhe partnerë privatë që njohin industrinë dhe që duhet të bashkëpunojnë me shoqërinë KAYO, e cila është pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, dhe të prodhojnë në Republikë produkte ushtarake të nevojshme për Forcat e Armatosura, por edhe për eksport për të gjithë ata që u intereson. Ky është një model ndërkombëtar, qëllimi është që të aktivizojë kapitale private.

Edhe vendet e tjera të botës kanë kompani private që prodhojnë; kompanitë më të mëdha janë private, jo shtetërore, dhe angazhohen nga qeveritë e vendeve. KAYO u themelua në 2024 pas miratimit të ligjeve, qoftë për ligjin për shoqërinë, funksionimin e shoqërisë dhe rregullimin e industrisë. Kjo është një praktikë që i shërben transparencës, në ndryshim me atë që thuhet. Ka vende në BE që kanë një industri të zhvilluar dhe këto elemente i kanë të bashkuara në një, ku prodhuesi dhe institucioni janë në një.

 Kompania KAYO është më vete dhe licensuesi i saj është më vete. Shqipëria nuk është një vend që nuk e njeh industrinë ushtarake, ne në të kaluarën kemi qenë thelbësisht të angazhuar në prodhimin e të gjitha pajisjeve apo municioneve në Shqipëri. Kemi pasur tre impiante që kanë prodhuar armë dhe lëndë plasëse, municion që kanë shërbyer për sigurinë kombëtare me vite për Forcat e Armatosura, madje shërbejnë edhe sot.

Në 2004, kur kjo industri u mbyll, qëllimi i KAYO ishte rijetëzimi me qëllimin që lidhet me angazhimin tonë në NATO. KAYO është një shoqëri që prodhon siguri. Sot konflikti në Ukrainë apo Lindjen e Mesme tregon sa të rëndësishme janë kapacitetet.

Në kundërshtim nga çfarë pretendoi deputeti apo ato që janë parashtruar te kërkesa për interpelancë, sa kohë flasim për sigurinë kombëtare dhe kapacitete prodhuese në Republikë, do të doja shumë të ishte një realitet tjetër, sot fqinjët tanë nuk kanë 4 impiantë që duam të ngremë ne, por 12. Te ne ngritja e një shoqërie që rijetëzon shihet me dyshim dhe dritë-hije për shkak se kjo shoqëri funksionon me partnerë privatë. Patjetër që funksionon me partnerë privatë, se janë ata që investojnë kapital.

Që nga krijimi deri më sot, i gjithë kapitali i investuar nga buxheti i shtetit për shoqërinë është 3 milionë euro, nga të cilat 33% e tyre mund të jenë shpenzuar për mbajtjen e stafit, pagave dhe operacionet bazike të shoqërisë në Republikë. Të gjitha investimet e tjera për të katër kompanitë e krijuara vijnë patjetër nga kapitali privat.