AKTUALITET, 2 Maj 2024, 11:32

Interpelanca me kryeministrin Rama për emisionin e Rai 3, Çuçi: U shpjeguan arsyet përse nuk mund të bëhet!

Interpelanca me kryeministrin Rama për emisionin e Rai 3,

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, sqaroi në seancën e sotme përse nuk është miratuar kërkesa e opozitës për interpelancë me kryeministrin lidhur me çështjen e transmetimit të emisionit në televizionin italian Rai 3.

Çuçi tha se kjo çështje është shqyrtuar në Konferencën e Kryetarëve ditën e hënë.

“Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u bënë të qarta arsyet përse ajo interpelancë nuk mund të bëhet dhe aq më tepër në mënyrë urgjente. Nuk është çështje për interpelancë sipas përcaktimeve që bën rregullorja e Kuvendit.

Këto sqarime janë bërë, ku edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD ka pasur kohën për të dhënë shpjegime”, deklaroi Çuçi teksa duke u ndalur te pjesa e urgjencës, evidentoi edhe faktin që as Rai 3 vetë nuk e ka me urgjencë transmetimin e pjesës së mbetur të emisionit.