AKTUALITET, 27 Prill 2026, 09:08

Integrimi në BE/ Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe grupin parlamentar, raporton ministri Ferit Hoxha dhe kryenegociatorja Dhuka

Integrimi në BE/ Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe grupin parlamentar,

Kryeministri Edi Rama mbledh këtë të hënë në orën 11:00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrat e kabinetit. Mbledhja është planifikuar për t'u zhvilluar në Pallatin e Brigadave.

Gjatë mbledhjes së zgjeruar pritet të raportojnë për procesin e integrimit Evropian Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka.

Raportimi i Hoxhës e Dhukës do të përqendrohet kryesisht tek Kapitulli 24: Drejtësia, Liria dhe Siguria.

Mbledhja vjen në një kohë kur qeveria ka dorëzuar në Kuvend raportin për ecurinë e procesit të anëtarësimit e ndërsa Shqipëria pret miratimin e pikave të ndërmjetme IBAR për të vijuar me mbylljen e kapitujve.