AKTUALITET, 30 Janar 2023, 13:19

Incineratori i Fierit, Dervishaj kërkon ndryshimin e masës prej gjendjes shëndetësore, ja çfarë bëri GJKKO

Incineratori i Fierit, Dervishaj kërkon ndryshimin e masës prej

Arben Dervishaj, supervizor i punimeve në inceneratorin e Fierit, i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Këtë të hënë ai vetë nuk ishte i pranishëm në seancë, teksa mbrojtësit kanë pretenduar se po vuan nga probleme shëndetësore.

GJKKO pranoi kërkesën për caktimin e ekspertëve mjekësor që do të përcaktojnë rrezikshmërinë për të qëndruar apo jo prapa hekurave.

Tre mjekët ekspertë, u paraqitën këtë të hënë ku u betuan para togave të zeza.

Kujtojmë se pak kohë më para në paraburgim humbi jetën Enver Sheshi nga ataku kardiak, i arrestuar po për llogari të hetimit në lidhje me inceneratorin e Fierit.