AKTUALITET, 8 Maj 2024, 14:30

Ilir Meta: U premtuan shumë reforma! Më ka ngelur vetëm të kacavirrem majë depozitave që të vijë uji

Ilir Meta: U premtuan shumë reforma! Më ka ngelur vetëm të

Presidenti i Partisë së Lirisë,Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka komentuar në lidhje me krijimin e komisionit të posaçëm të propozuar në Projekt Rezolutën e prezantuar në mbledhjen e kryeministrit Edi Rama me deputetë e ministra.

Meta u shpreh se kjo është manovër e radhës, ndërsa tha se të gjitha reformat e kësaj qeveri janë Rama-forma.

“Manovër dhe gënjeshtër e radhës. Këtij që premtoi se do bënte legalizimin që në mandatin e parë. Premtoi reformën e ujësjellësit që do të zgjidhje problemin e ujit në të gjithë Shqipërinë.  Më ka ngelur të kacavirrem e të hipi te depozitat që të zgjidhet. Bëri vetëm Rama forma. Gjithçka i dha formën e vet, përfshirë Reformën në Drejtësi dhe asaj në Administratë”, tha ai.

Meta shprehu bindjen e tij se në vazhdën e aksionit opozitar, qytetarët e Tiranës do ta marrin bashkinë në duart e tyre shumë shpejt, por e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe në Kuvendin e Shqipërisë.

“Aksioni opozitar vazhdon. Besoj se edhe protesta e djeshme ishte tregues i një konsistence në rritje. Shpartallimi i barrikadave që kërkojnë të asgjesojnë llogaridhënien e kryebashkiakut të kapur në flagrancë që nga inceneratorët, 5D e kudo tjetër; tregoi se qytetarët e Tiranës do ta marrin bashkinë në duart e tyre shumë shpejt dhe padyshim kjo do të ndodhë e duhet të ndodhë edhe në Kuvendin e Shqipërisë si institucioni kryesor i vendit ku duhet të garantohet llogaridhënia njëherë e përgjithmonë.”-tha Meta.