AKTUALITET, 1 Shkurt 2025, 12:35

Ilir Meta nga qelia: Ahmetaj i gatshëm të dëshmojë në gjykata ndërkombëtare për aferat e qeverisë! S'më largon dot nga politika as Rama e as Dumani

Ilir Meta nga qelia: Ahmetaj i gatshëm të dëshmojë në

Kreu i PL Ilir Meta, foli nga burgu edhe i takon deklaratave të Arben Ahmetajt. Sipas tij, Ahmetaj është i gatshëm të dëshmojë në gjykata ndërkombëtare lidhur me megaaferat e qeveërisë. 

Ai tha se nuk mund ta largojë dot asnjë nga poltika, as kryeministri Rama dhe as kreu i SPAK Altin Dumani.  

'Deklarata e Ahmetaj tha se do të dëshmoj para çdo gjykata ndërkombëtrare për korrupsion e shfrenuar për megaferat. Unë ju kërkoj angazhim, që të largojmë këtë regjim antikombëtar. 11 maji mundësi historike për të larguar atë, që ka mbjellë mjerimin në vend.

Ilir Metën nuk e largon nga politika as Rama, as Dumani, askush, do të zgjidhem deputet nga qytetarët e Shqipërisë, por edhe ata që do të votojnë kudo në diasporë. J

u kërkoj të shumëfishoni përpjekjet tuaja, që t’i japim fund kësaj drame dhe të arkivojmë këtë Rilindje, që ishte drama më e madhe për popullin shqiptar. Kauzat tona janë të shenjta për popullin shqiptar', tha ai. 

Gjithashtu u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që të regjistrohen sa më parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Është mundësia e tyre historike për të ndëshkuar atë që i largoi qëllimisht, që i la prindërit e tyre me pensione meranë”, theksoi Meta.