AKTUALITET, 23 Janar 2025, 10:38

Ilir Meta në burg, gjykata cakton seancën për divorcin nga Monika Kryemadhi: Përballja më 21 shkurt

Ilir Meta në burg, gjykata cakton seancën për divorcin nga Monika

Gjykata e Tiranës ka caktuar datën 21 shkurt, ora 10:30 për seancën e shqyrtimit të padisë për zgjidhje martese të ish-presidentit, Ilir Meta nga deputetja Monika Kryemadhi.

Padia për divorc është depozituar nga Meta në gjykatë në qershor 2024.

“Nisur nga interesimi i medias, që ditën e djeshme, ju bëj me dije se nga verifikimi në sistemin e menaxhimit të çështjeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, lidhur me çështjen me paditës I.M dhe të paditur M.K. Me objekt “zgjidhje martese” është caktuar seanca gjyqësore 21.02.2025, ora 10:30.”, thuhet në njoftim.

Përmes shortit është caktuar si gjyqtare për divorcin e çiftit, gjyqtarja Fahrie Budo.