TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Meteorologia Lajda Porja parashikon mot të ftohtë në vend, gjatë fundjavës. Në një intervistë për Euronews Albania me Mirela Milorin, ajo tha se reshjet e shiut do të dobësohen dhe gjatë natës do të konvertohen në reshje dëbore në zonat juglindore. Një masë ajrore e ftohtë që vjen nga verilindja e Evropës, do të sjellë rënie të madhe temperaturash.
“Pas mesanatës do të kemi ndërprerjen e shirave dhe depërtimin e një tjetër mase të ftohtë e cila do të kthehet në një stuhi ere gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës.
Kjo masë e ftohtë polare do të bëj që nesër temperaturat mund të arrijnë deri në -3 gradë Celsius ndërsa të djelën në vendet malore deri në -5 gradë Celsius, por që gradualisht do përmisohen në javën e ardhshme.
Gjatë të shtunës do të jetë problematike era shumë e fortë e cila mund të arrijë deri në 100 km në orë në zonat bregdetare”, tha meteorologia Lajda Porja.