AKTUALITET, 30 Mars 2026, 21:14

"Oficer karriere!"/ Tela tregon dy sfidat e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit

"Oficer karriere!"/ Tela tregon dy sfidat e drejtorit të ri

Analisti Andi Tela, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar emërimin e Skënder Hitës si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, u shpreh se ai sapo u emërua u paragjykua nga opozita, por para ka dy sfida që duhet t’i përmbushë.

“Me ish-drejtorin e mëpërshëm SPAK ka patur shumë probleme sidomos për dekonspirimin e aksioneve.

Drejtori i ri është oficer karriere, dhe është aty ose falë aftësive të veta, ose falë ndikimit të krimit të organizuar. Ai u paragjykua direkt nga opozita, sapo u emërua dhe ia vunë emrin Skënder Balluku.

Tani ai duhet të luftojë për të hequr vulën, të demonstrojë që është oficer karriere.

Mund të jetë ego dhe dëshira e tij për të treguar se çfarë do të bëjë, por dy janë pikat lufta kundër krimit dhe trafiqeve dhe përballja polktike.

Protesta e radhës do të jetë me 17 prill dhe do të shohim si do të sillet.

Duke qenë oficer karriere ai e di si funsksionon policia, kush janë drejtuesit. Sfida është se me cilët njerëz do të punojë dhe cili do të jetë raporti me kryeministrin”- tha Tela.