AKTUALITET, 9 Korrik 2022, 10:29

I riu shqiptar mbytet në një liqen në Itali

I riu shqiptar mbytet në një liqen në Itali

Një 21-vjeccar shqiptar me origjinë shqiptare ka humbur jetën, pasi është mbytur në një liqen në Bolsena në Viterbo Itali.

Mediet italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, 8 korrik.

I riu, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte baba shqiptar dhe nënë italiane.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai u mbyt para shokëve të tij. Një mik i tij, ka thënë se kur pa që i riu nuk po dilte u zhyt për ta ndihmuar, por pa sukses. Më pas u desh ndërhyrja e polumbarëve për ta nxjerrë nga uji trupin e pajetë.