Foto ilustruese
Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:10, te sheshi “Skënderbej”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin O. D., 29 vjeç.
"Më datë 27.01.2023, rreth orës 02:10, te sheshi “Skënderbej”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin O. D., 29 vjeç.
Si pasojë 29-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorit"-njoftoi policia.