TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident me vdekje është regjistruar sot në Belsh, ku një e moshuar humbi jetën.
Ngjarja ndodhi në fshatin Rrenas.
“Belsh/Në fshatin Rrenas, shtetasi K. I., 20 vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte, shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të aksidentit.”, sqaron policia.