AKTUALITET, 10 Korrik 2022, 19:29

I riu humbet kontrollin e motoçikletës dhe përplaset me shtyllën, transportohet me urgjencë në spital

I riu humbet kontrollin e motoçikletës dhe përplaset me

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasdite e kësaj të diel në aksin rrugor Shkodër – Mes, në vendin e quajtur “Hot i Ri”,  ku një 18-vjeçar ka humbur kontrollin e motoçikletës me të cilën lëvizte dhe është përplasur me një shtyllë.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Shkodër – Mes, në vendin e quajtur “Hot i Ri”,  shtetasi B. R. 18 vjeç, banues në fshatin Ura Shtrejt, Shkodër,  duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikltës, dhe për pasojë motoçikleta  është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.