AKTUALITET, 21 Janar 2026, 16:21

I përfshirë në rrjetin e kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar. Gjatë kontrollit iu gjetën…

I përfshirë në rrjetin e kokainës, arrestohet

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua nga oficerët e Policisë së Shtetit në Itali, për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre.

I riu u pa brenda një salle makinash lojërash fati në qendër të Ternit, u ndoq dhe u lokalizua. Më vonë u arrestua ndërsa drejtonte një makinë me qira.

Ai u kontrollua, së bashku me makinën, dhe iu gjetën 31 doza kokaine dhe 750 euro para të gatshme, të ardhurat e trafikimit të drogës.

Individi në fjalë u arrestua më pas në pritje të seancës dëgjimore për vlefshmërinë, pas së cilës gjyqtari urdhëroi që atij t’i ndalohej të banonte në komunën e Ternit.

Meqenëse ai ishte gjithashtu banor i paligjshëm në Itali, ai u dërgua në një qendër riatdhesimi me qëllim dëbimin nga vendi.