AKTUALITET, 24 Janar 2025, 16:59

Tërmeti në Shkodër, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Nuk raportohet për dëme

Tërmeti në Shkodër, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar ne lidhje me tërmetin 4.1 ballë në Shkodër. Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 14:39:00 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter. 

Epiqendra u regjistrua në Velipojë, në qarkun e Shkodrës, me një thellësi prej 15.8 km.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës. Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Shkodër dhe Qarkut Shkodër nuk raportohen dëme materiale.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës.