TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ramazan Mataj kishte një lidhje të gjatë dashurie me një vajzë të fshatit Dragoç në Postribë të Shkodrës, dashuri e ndaluar kjo, pasi familja e kishte martuar të renë, 2 herë. Martesat dyshohet se janë prishur pikërisht prej historisë që të rinjtë nuk e ndalën, dhe që nuk u kalua lehtë nga vëllai i madh i vajzës, i cili siç tregoi në një rast i kishte parë bashkë.
Me këtë mllef të mbledhur, ndikuar nga mentaliteti dhe rrethi miqësor dhe me motrën të dëbuar nga familja, Arjon Hasaj 29 vjeç thuri planin për të vrarë 33-vjeçarin Ramazan Mataj, bashkëfshatarin e tij.
Hapi një profil fals në rrjetet sociale, dhe u shtir të ishte një vajzë që kishte ardhur në fshat tek tezja e saj. Me këtë skenar e ftoi në një takim të riun, aty ku edhe e vrau me breshëri kallashnikovi brenda makinës mbrëmjen e së shtunës
Pas dhjetëra të shoqëruarve, përfshirë edhe banorë që me dëshmitë e tyre ndihmuan hetuesit, policia arrestoi Arjonin bashkë me vëllain e tij, Klisman Hasaj, i cili e ndihmoi të fshehë armën e krimit.
“Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës”, tha Fatmir Lleshaj, drejtor i Policisë së Shkodrës.
Shtëpia e autorit dhe e viktimës në Dragoç të Shkodrës janë në distancë jo më shumë se 300 metra nga njëra-tjetra, dhe policia atje ka frikën e një hakmarrje të mundshme. Për këtë qëllim janë marrë masa për shtrimin e patrullimit në zonë.
Vrasja e Matajt në Shkodër, dyshohet se kishte lidhje intime me motrën e autorit! I riu rrëfen si inskenoi ekzekutimin
Autori i vrasjes së Ramazan Matajt në Dragoç të Shkodrës, Arjon Hasaj, kishte dyshime se 33-vjeçari e kishte ndarë motrën e tij nga 2 marrëdhënie martesore që kishte pasur më herët. Dyshimet janë se Mataj ka pasur marrëdhënie intime me vajzën, ndërsa burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se në një rast Arjoni i ka gjetur të dy bashkë dhe për këtë arsye, prej kohësh, nuk e pranonin në shtëpi të motrën.
Ndikuar nga mentaliteti dhe rrethi miqësor, Arjon Hasaj, nuk ka duruar më dhe ka ndërmarr vendimin për eliminimin e Ramazan Matajt. Ai ka rrëfyer për grupin hetimor me detaje organizimin e vrasjes, që nga hapja e profileve false në rrjete sociale për të inskenuar vrasjen, e deri tek lënia e takimit me qëllim vrasjen. Për zbardhjen, hetuesit kanë pyetur me dhjetëra persona të zonës, të cilët dhanë indicie të konfliktit, si dhe komunikimi në celular në rrjete sociale, i cili i bindi se autori ishte banorë i zonës.
Në profilin fals Arjon Hasaj shtirej sikur të ishte vajzë që kishte tezen në Dragoç, në një shtëpi pranë ngjarjes dhe se do ta takonte Ramazanin diku në afërsi. Megjithatë, komunikimi ishte i detajuar për emërtimet e vendeve, çka i dha bindjen hetuesve që ishte i zonës.