AKTUALITET, 7 Janar 2025, 20:30

Atentati në Shkodër/ Pse e vranë Ramazan Metajn? Eksperti: Të pyetet motra e autorëve, historia kishte kohë me këto 'turbulenca'

Atentati në Shkodër/ Pse e vranë Ramazan Metajn? Eksperti:

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ishte këtë të martë i ftuar në “People” në Euronews Albania ku ka folur për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 4 janarit në Shkodër, ku 33-vjeçari Ramazan Mataj u qëllua me breshëri kallashnikovi nga dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi dyshohet se 33-vjeçari ka pasur kontakte apo lidhje me një nga motrat e autorëve e cila ishte dhe e martuar.

Sipas ekspertit Softa, nuk mund të kemi të bëjmë me një ngacmim në rrjetet sociale, por sipas tij ngjarja mund të ketë pasur kohë që është bërë e ditur brenda familjes dhe situata ka agravuar më tej.

“Nëse ishte ngacmim si ka mundësi që ndodhi ndarja? Kjo ka qenë histori që mund të ketë pasur kohë e të ketë pasur turbulencat e saj.

Unë mendoj se përderisa konflikti ka vajtur te vëllezërit ka pasur diçka që e ka agravuar.

Brenda territorit shqiptar ngjarje të tilla që prekin nderin janë disi të pasuportueshm”,-ai shtoi se do duhej që për këtë ngjarje të merrej edhe dëshmia e motrës se autorëve.